Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së: Sa shumë baltë është hedhur mbi luftën e UÇK-së

Deputetja e PD-së: Sa shumë baltë është hedhur mbi

Nëpërmjet një statusi në facebook, deputetja e PD-së Albina Deda ka shkruajtur për situaten politikie në Kosovë, duke e quajtur si ditë të shenjtë dhe historike këtë ditë.

Statusi i plotë:

Dite e shenjte per Kosoven!

Sot ne 18-vjetorin e futjes se trupave te NATO-s ne Kosove nje lajm I mire vjen per shqiptaret.

Koalicioni I clirimtareve nen kryesimin e Kadri Veselit dhe me te nominuarin per kryeminister Ramush Haradinaj eshte fitues ne keto zgjedhje.

Ky fakt per mua ka rendesi historike.

Rendesia nuk qendron tek drejtimi I pushtetit ekzekutiv.

Ajo qe vlen eshte bashkimi dhe unifikimi njerezor e programor I clirimtareve te Kosoves.

Sa shume balte eshte hedhur mbi luften e UÇK-se.

Sa diversion e shpifje jane gatuar ne kuzhinat e Beogradit e Moskes per ata qe u sakrifikuan e u vetflijuan per ditet e lira dhe Republiken e Kosoves.

Sa gjygje kombetare e nderkombetare u sajuan vetem e verem per tu hakmarre per ate qe hasmi shekullor humbi pergjithmone!

Por e verteta nuk humbi nuk u shua.

Ajo jetoi bashke me kujtimin e mijera deshmoreve e martireve te Kosoves.

Edhe ne keto zgjedhje nuk ishte e lehte.

Luhej loja e madhe e influences si qindra lufra 

shekullore ne fushe te Kosoves.

Dhe neser Presidenti Thaci therret Ramush Haradinajn per ti dorezuar mandatin e Kryeministrit.

Kam besimin me te madh dhe publikisht e mediatikisht e kam shprehur ne krye te heres se kjo eshte dite e bardhe per Kosoven.

Se bashku me mandatimin e Ramushit dhe fitoren e koalicionit PAN mbaron pergjithmone endrra serbe per tu rikthyer ne trojet dardane! 

Tash Kosova ka zot.

E Zoti duket se po flet gjuhen tone. 

AD

Të fundit