Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD: Situatë emergjente në Bashkinë e Selenicës, rrezikon të shembet Ura e Gjormit

Deputetja e PD: Situatë emergjente në Bashkinë e Selenicës,

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj po ndjek situatën nga përmbytjet në këtë qark. Situatë emergjente është në Bashkinë e Selenicës, ku rrezikon të shembet Ura e Gjormit. Shkak për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve prej firmës “Arifaj”, e cila po ndërton rrugën e Lumit të Vlorës.

Në disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në  Sevaster, Brat dhe një pjesë e Vllahinës mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka shkarje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë- Selenicë është i bllokuar. 

Deputetja Nada Meçorapaj dhe Kryetari i Bashkisë Përparim Shameti i kërkojnë qeverisë qëndrore të ndërhyjë për normalizimin e situatës. Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse rreshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata bëhet e papërballushme.

Të fundit