Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Deputetja e PD i tërheq vëmendjen Ramës: Ke një projekt në tryezën tënde
Deputetja demokrate e qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi i ka kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij se zonën që ajo përfaqëson e kanë lënë pas dore dhe pa investime.
Në këto kushte sipas deputetes, vendin e ka kapluar një panoramë varfërimi dhe mjerimi, ndërsa i kujton Ramës se ka një projekt në tryezën e tij, por që nuk po merr mundimin për ta vënë në zbatim. E ka fjalën për rrugën e Arbrit, një projekt i përfolur ndër vite.
Sipas Çupit, investimet në qarkun e Dibrës kanë mbetur në vend numëro prej disa vitesh dhe askush nuk kujtohet për banorët e lënë në varfëri.
REAGIMI I PLOTË
Dibra: Një panoramë varfërie e mjerimi.
Rama krijon me ngjyrën gri tablonë e dhimbshme për banorët e kësaj zone.
Ora e zhvillimit dhe investimeve në qarkun e Dibrës ka mbetur në vend numëro prej disa vitesh.
Teksa sheh varfërinë që rritet përditë e më shumë në këto zona nuk mund mos mendosh që kjo është vecse një dashakeqësi dhe urrejtje e kësaj qeverie për këta banorë të lënë në harresë.
Prej 5 vitesh kur erdhi në pushtet kjo qeveri asnjë investim apo projekt nuk është bërë për zhvillimin e Dibrës.
Ka një projekt në letër në tryezën e Ramës, ai i rrugës së Arbrit, që me sa duket i shërben si sfond vetëkënaqësie por asnjë hap më shumë.
Investimet në infrastrukturë në vend numëro,mjafton të shohim si është katandisur aksi Burrel Klos që është bërë i pakalueshëm, e që kufizon ndjeshëm edhe lidhjen me kryeqytetin.
Kjo rrugë është pasqyra më e vërtetë e situatës ku kanë përfunduar Dibranët me vetëdijen e plotë të qeverisë.
Mungesa e investimeve e projekteve që krijon hapësira për punësim ka rritur ndjeshëm papunësinë duke e çuar mbi 40 %, e ndërsa kësaj panorame i shtohet një tjetër mëkat.
Vetëm në këtë zonë u është hequr ndihma ekonomike 6200 familjeve, për të cilat Rama propagandon se duhet të punësohen. Po ku?? Asnjë vend pune , asnjë projekt e asgjë tjetër që vlen nuk e lidh këtë zonë me punësimin.
Kur mungojnë elementët jetikë është e pamundur të flasim për turizëm apo projekte "imazhi". Duke e kthyer këtë zonë në të pamundur për jetesë e ku të rinjtë e të rejat por edhe familje të tëra i kanë drejtuar sytë e shpresës drejt perëndimit duke u larguar masivisht.
Edhe ata që e kanë të pamundur këtë iniciativë "pa busull" e që janë detyruar të jetojnë në skamjen e tyre dëshpëruese ku alkooli apo duhani duket te jene shoqëruesit me te mire dhe se historitë familjare fundin e kanë më të hidhur se vetë varfëria.
Një panoramë e tillë dhemb dhe vret shpresën është një plan i detajuar qëllimisht për ta mbajtur një popull sa më të varfër e për pasojë të nënshtruar e për ta blerë më pas lehtësisht me një thes miell.
Migjeni e ka thënë: kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi" por e ka thënë për rreth një shekull më parë jo për Shqipërinë e 2018 që Rilindi mjerimin.
Kjo qeveri duhet ta dijë mirë se kjo kafshatë do ti mbetet në grykë se kur drejtësia dhe barazia nuk te jepen ato duhet ti marrësh.