Flash News

KRYESORE

Deputetja e PS humbet njeriun e saj të dashur, i bën dedikimin prekës: Ti ishe shoku e vëllai im i madh

Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello, ka humbur sot një njeri të afërt, kunatin e saj Drini Bello. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se “ai ishte shoku dhe vëllai i saj i madh.”

Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja përmes një dedikimi prekës.

Në një reagim të dytë të deputetes, mësohet se për shkak të pandemisë nuk do të ketë ceremoni pritëse dhe se kjo ditë do të jetë vetëm për familjarët. Bello po ashtu njofton se nesër, nga ora 9:00 - 12:00, pritet t’i jepet lamtumira e fundit kunatit të saj.

“Te dashur miq,

Hidherimi dhe dhimbja jone per humbjen e Drinit, babait, bashkeshortit, birit, vellait tone te vecante jane te pafjala.

Duke respektuar gjithe miqesine e respektin e miqve e familjareve per Drinin tone te mire, si dhe perr shkak te situates, dita sot do jete familjare.

Neser, data 12 gusht, nga ora 9:00 - 12:00 do te jemi te shtepia funerale "Alba", per t'i dhene lamtumiren e fundit Drinit te buzeqeshur ne shpirt e mendim!

Prehu ne paqe ti, njeriu yne i veçante!🙏❤”, shkruan deputetja.

Të fundit