Flash News

KRYESORE

Deputetja e PS ‘korrigjon’ deklaratën e Ramës: Saimir Tahiri nuk është përjashtuar nga PS

Deputetja e PS ‘korrigjon’ deklaratën e Ramës: Saimir

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati, e ftuar në emisionin ‘Dritare’, në Vizion Plus, ka saktësuar pozicionin që ka Saimir Tahiri brenda PS-së, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe hapjen rrugë të arrestimit të tij. Ferhati tha se Tahiri nuk është përjashtuar nga forumet e PS, por është pezulluar.

“Dua të saktësoj diçka që u tha në medie se u përjashtua Saimir Tahirin. Ai nuk është përjashtuar, por është pezulluar nga detyrat në parti, pra nga Grupi Parlamentar. Kjo është bërë për t’i hapur rrugë hetimit. Në momentin që do të mbyllet hetimi, ai mund të kthehet sërish në Grupin Parlamentar”, tha Ferhati.

Kjo deklaratë është e ndryshme nga ajo e kryetarit të PS, Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, i cili e shpalli Tahirin deputet të pavarur.

“Çështja Tahiri”, Përparim Kabo: Saimirin e kam ngelur dy herë ‘në klasë’; mos të habitemi nëse arrestohet

Të fundit