Flash News

KRYESORE

Deputetja e PS kundër këshilltarëve të LSI: Burracakë, po vini tek ne pasi keni marrë premtimin e radhës

Deputetja e PS kundër këshilltarëve të LSI: Burracakë,

Deputetja e Partisë Socialiste, Adelina Rista ka reaguar kundër këshilltarëve bashkiakë që kanë braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim për t’ju bashkuar partisë në pushtet. Duke i quajtur kameleonë interesaxhinj dhe burracakë, Rista kërkon nga këshilltarët që të japin dorëheqjen në selinë e LSI dhe më pas të kërkojnë anëtarësimin në PS bazuar në statut.

Deputetja thekson se socialistët e thjeshtë ndihen keq kur shohin këta kameleonë që kanë vënë kushtin e radhës dhe kanë arritur të marrin premtimin e radhës.

Reagimi:

.. Të zhgënjyer???!!!

... Tani u qenkeshin hapur sytë???!!!

... Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik "zhgënjimin" e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

.... Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së... pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre...të largohen prej andej e .... pastaj le të trokasin në derën e PS- së,... të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie... e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh....socialistët e thjeshtë!... sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t'i nxjerrë palagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës... dhe kanë marrë premtimin e radhës...

Fenomeni LSI!......

Dhe është i njohur ky fenomen... ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet...

#FenomeniLSI#

Të fundit