All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputetja e PS për Edi Ramën: Udhëheqësi jonë politik dhe shpirtëror

All - Paragraf - 1

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi deklaron se mazhoranca do të organizojë zgjedhjet lokale edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. Në studion e lajmeve të Abc News, ish-ministrja e Ekonomisë shtoi nën udhëheqjen e Edi Ramës, liderit politik dhe shpirtëror, kutitë e votimit do të hapen më 30 Qershor.

All - Paragraf - 3

“Kjo opozitën la në baltë elektoratin e vet. Liderët politikë duhet të jenë të matur për ta çuar Shqipërinë drejt BE. Të shkuarit në zgjedhje është një nga elementët e funksionimit të demokracisë. Zëvendësimi i tyre në Parlament po bëhet. Opozita që nuk është një opozitë e re, por është një opozitë me elementë të rinj po merr vrull në Parlament. Ka debate në Parlament. Po vihet re që po gulon edhe njohuria parlamentare. Do shkohet në 30 Qershor dhe zgjedhjet janë detyrim. Kjo është një nga rrugët që ka zgjedhur PS për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe ne udhëheqës edhe politik edhe shpirtëror kemi zotin Edi Rama. Me Edi Ramën ne në 30 Qershor hapim qendrat e votimit”, nënvizoi ajo.

Opozita është e vendosur të mos hyjë në zgjedhje për sa kohë që Edi Rama do të jetë kryeministër. Sipas tyre, Rama përbën rrezik për vjedhjen e votave, siç ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.

Të fundit