Flash News

KRYESORE

Deputetja e pyet për shkollat e fshatrave, Lindita Nikolla: kemi ndërtuar 12 shkolla në qytet

Deputetja e pyet për shkollat e fshatrave,  Lindita Nikolla: kemi

E thirrur në Komisionin e Ekonomisë për të folur për buxhetin e arsimit, ministrja e Lindita Nikolla, është përballur me pyetje të cilat nuk i ka pritur mirë. Deputeja e PD për qarkun e Vlorës, Nadire Meçorapaj është interesuar për shkollat e fshatrave, për infrastrukturën, ngrohjen dhe probleme të tjera. Nikolla, pyetjes me fshat i ka dhënë një përgjigje me qytet duke thënë se janë ndërtuar 12 shkolla në qytetin e Vlorës. Deputetja demokrate ka ngritur edhe problemin e mbylljes së shkollës në fshatin Gjorm, gjë e cila është kundërshtuar nga ministrja e Arsimit. "Gjormin e ke përmendur edhe në seancë. Nuk do të mbyllet shkolla, por klasat me 1 dhe 2 nxënës", ka thënë Nikolla. 

Meçorapaj ka sjellë edhe shqetësimet e stafit të Univeritsetit të Vlorës për rrezikun e mbylljes së degëve pasi nuk ka studentë. "Nuk e di nga i ke këto informacione, por Universiteti i Vlorës është në rregull me regjistrimet", është përgjigjur Nikolla.

E kontaktuar nga Politiko.al, deputetja Meçorapaj ka pranuar se të gjitha informacionet i janë përcjellë nga banorët e fshatrave dhe pedagogët e Universitetit 'Ismail Qemali', të cilët i kanë kërkuar ndihmë dhe përcjelljen e shqetësimeve të tyre në Kuvend.   

Të fundit