Flash News

KRYESORE

Deputetja e Vlorës: Qeveria 'Rama' si vazhdim i qeverisë 'Alia'

Deputetja e Vlorës: Qeveria 'Rama' si vazhdim i qeverisë

Nada Meçorapaj,deputete e së djathtës në Vlorë, rrjedh nga një familje e përndjekur. Teksa e thotë këtë në statusin e saj në Facebook, ku reagon për qeverinë e saposhpallur, bën me dije gjithashtu se nuk janë emrat dhe postet që e shqetësojnë. Ajo flet për 'prirjen' e Ramës që shprehet te emërimi i Gramoz Ruçit, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë Alia, si Kryetar i Kuvendit. Meçorapaj e konsideron qeverinë e Ramës si vazhdim të qeverisë së Ramiz Alisë.

Postimi i plotë:

Qeveria 'Rama' si vazhdim i qeverisë 'Alia'

Ata që janë marrë me emrat e ministrave në qeverinë Rama, janë në të drejtën e tyre, por e kanë gabim. Nuk janë emrat dhe postet që duhet të na shqetësojnë, por prirjet. Kryeministri ka treguar një anë të prirjes së tij, duke ricikluar të njëjtët ministra, të dyshuar për korrupsion dhe për punë të pabëra apo të bëra keq.

Thelbin e vet e ka dëshmuar duke emëruar, si numrin 2 të shtetit shqiptar, një ministër të diktaturës komuniste. Për mua, si pasardhëse e një familjeje të persekutuar, ata që iu bashkuan komunizmit në grahmat e tij, ishin më të këqij se ata që e bënë këtë në kulmin e fuqisë së diktaturës. Sepse, nga fundi, e kishe një zgjidhje. Edhe mund të shmangeshe.

Me anë të Gramoz Ruçit, Edi rama ka dëshmuar sot konceptin e tij për shtetin dhe shoqërinë. Nuk ka respekt, dhe as dhembshuri për asnjërën.

 

Të fundit