Flash News

KRYESORE

Deputetja “fashion” e Kuvendit, sjell pranverën që në dimër (FOTOT)

Deputetja e PDIU-së Reme Lala është ndër deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetja e Dibrës ka qenë në qendër të mediave rozë sa i përket veshjeve të saj firmato.

Çantë “Channel”, këpucë me lule, veshje luksoze janë këto elementet që e karakterizojnë Lalën. Ajo duket se ka sjell pranverën më herët në parlament pasi herën e fundit, siç raporton “Panorama plus” Lala i është drejtuar sallës së parlamentit ndërkohë që mbante veshur një pal këpucë me lule. 

Duke parë paraqitjen e saj, Reme Lala mund të konsiderohet si deputetja 'fashion' e Parlamentit të Shqipërisë. Megjithatë, ndonëse e re, Lala ka ngritur zërin fort sa i përket problematikave të Dibrës, por edhe qeverisjes së kryebashkiakut socialist Muharrem Rama.

Të fundit