Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Deputetja Hajdari flet për imunitetin e Tahirit: Fati i tij nuk duhet të qëndrojë në dorë të portaleve
Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë të deputetëve që të mos e përdorin foltoren për të rritur popullaritetin e tyre, por për të nxierr vendin nga kolapsi.
Deputetja Hjdari ka deklaruar se duhet të hiqet imuniteti i Tahirit dhe se fati i tij nuk mund të qëndrojë në dorë të portaleve por gjykata duhet të jap vendimin
“Kjo nuk mund të jetë një seancë normale, pas ngjarjeve të fundit dhe deklaratave të ndërkombëtarëve. Pyetja që duhet ditur sot: Në ç’derexhe janë katandisur sot politikanët tanë? Saimir Tahiri duhet ti hiqej imuniteti plotësisht. Fati i tij nuk duhet të qëndrojë në dorë të portaleve apo edhe në dorë të një deputeti. Nëse pandeh se mund të fitojë le të shkojë në gjykatë dhe ajo të japë vendimin. Jemi këtu për të ofruar një zgjidhje.
Nuk është krenari të shoh reputacionin e vendit tim të denigruar. Kjo qeveri ka dështuar t’u japë shqiptarëve atë që meriton. Nuk po sulmoj Tahirin se ai është viktimë e këtij sistemi që ka degraduar. Nuk mund të flasim për trafikun e drogës vetëm në mënyrë lekësh, por duhet të kuptojmë se pas këtyre skandaleve fshihen njerëz”- deklaroi Hajdari.