Flash News

KRYESORE

Deputetja Meçorapaj: Pas 'eksperimentit' të Sheme Lulos, banorët e Sarandës tjetër provë me 'tri ditë pa rrugë’?!

Deputetja Meçorapaj: Pas 'eksperimentit' të Sheme Lulos,

“Eksperimenti” i drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo, i cili la banorët për 3 ditë pa ujë, ngjalli reagime të shumta të politikanëve. Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj në një reagim publik në ‘facebook’ ka ironizuar  veprimin e drejtorit, teksa shkruan, “banorët e Sarandës edhe një provë tjetër me 'tri ditë pa rrugë'?!”

Reagimi i Nada Meçorapaj:

Rruga hyrëse për në Sarandën e bukur, është jo vetëm një prezantim i keq i qytetit, por edhe vuajtje për shoferët dhe amortizim për makinat, që e bëjnë disa herë në ditë këtë aks. Nata është edhe më keq për shkak të mungesës së ndriçimit.

A thua të jetë një sprovë tri ditore e ndonjë drejtori, për të parë si do reagojnë qytetarët, siç bëri drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, apo neglizhencë dhe abuzim me punët publike, si përherë.

Ciladoqoftë arsyeja, banorët e qytetit dhe të zonës përreth duan një zgjidhje.

Të fundit