Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Deputetja nxjerr blof Ramën: Si mashtroi në takimin në Durrës
“Kush gënjen?”,- pyet në mënyrë ironike deputetja e PD-së, Albana Vokshi teksa denoncon mashtrimin e kryeministrit Edi Rama me takimin e zhvilluar dje në qytetin e Durrësit.
Ndonëse Partia Socialiste kishte njoftuar për një takim të Ramës me të rinjtë durrsakë, kanë qenë vetë pjesëmarrësit që kanë treguar se janë sjellë nga çdo cep i Shqipërisë.
Ky moment nuk i ka shpëtuar demokrates Vokshi, e cila këshillon Ramën që të mos bëj më pyetje sepse del blof.
“Rama takim me të rinj që votojnë për herë të parë në Durrës, (njoftimi i PS)- (foto e parë). Por të rinjtë i kanë sjellë me detyrim nga Berati, (foto e dytë). E thanë vetë të rinjtë në mënyrë të sinqertë kur u pyetën nga Rama nga kishin ardhur. Dikush t'a keshillojë Ramën të mos bëjë këto pyetje herë tjetër, se del blof”, shkruan Vokshi.