Flash News

KRYESORE

Deputetja socialiste: Opozitën e kam në shtrat

Deputetja socialiste: Opozitën e kam në shtrat

Deputetja e Partisë Socialiste, e cila një ditë më parë u zgjodh edhe kryetarja e PS-së për Tiranën, Blerina Gjylamenti, sot ka bërë një rrëfim ndryshe teksa ishte e ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan.

Gjylameti foli për familjen dhe marrëdhënien me bashkëshortin teksa tha se ky i fundit bën edhe rolin e opozitarit më të fortë.

“Unë mendoj se e kam këshilltarin më të mirë, shpeshherë bën avokatin e djallit, por bën edhe opozitarin më të fortë, për të mos thënë që opozitën e kam në shtrat. Shpeshherë përtej mbështetjes ai edhe më këshillon. Bashkëshorti me djalin vuajnë mungesat e mia. Ne kemi shumë vite bashkë dhe më shumë se bashkëshort është shok shumë i mirë, kemi qenë komshinj, kemi qenë shokë gjimnazi. I dedikohem për gjithçka jam unë sot”, tha Gjylameti.

Të fundit