“Der Spiegel” shkruan për Shqipërinë: Përplasja Rama-Meta thellon edhe më shumë krizën

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje vizite tek Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, ne Kishen e re Ortodokse Ringjallja e Krishtit, ne Tirane, me rastin e dites se Krishtlindjeve.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka shkruar për gjendjen e vështirë që Shqipëria po kalon, ndërsa thekson se me përplasjen e fundit Rama-Meta, kriza është përkeqësuar edhe më.

Media bën një përshkrim të rrethanve që kanë çur në këtë sitautë në vend, ndërsa thekson se Gjykata Kushtetuese, që mund t’i jepte zgjidhje, nuk është funksionale.

Shkrimi

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama. “Në kushtet aktuale, nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese,” tha Meta të shtunën.

Rama e shpalli lëvizjen e presidentit të dielën si të pavlefshme. Zgjedhjet do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar, më 30 qershor, tha ai në një takim elektoral në Burrel, raporton TV Klan. “Ilir Meta vulosi dje fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë,” tha Rama”, shkruan artikulli.

“Meta zgjodhi të anulonte zgjedhjet në sfondin e protestave të opozitës së djathtë, që vazhdojnë prej javësh. Kjo e fundit e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor, dhe ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, mijëra mbështetës të opozitës demonstruar përpara parlamentit në Tiranë”, vijon më tej.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime

Dorëheqja e Ramës nuk është e negociueshme, tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën në mbrëmje përpara demonstruesve. Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale ishte ‘rezultati i parë i luftës kundër Edi Ramës’.

Rama është në detyrë që prej vitit 2013 dhe u rizgjodh në qershor të vitit 2017. Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gazeta gjermane Bild ka publikuar regjistrime telefonike, të cilat duhet të provojnë blerjen e votave.

Konflikti i ri mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama e thellon krizën politike në vendin, që po pret një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tilla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.

Arsyeja: në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën”.