Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Shano
Për shkak të mentalitetit tonë, ne i nënshtrohemi "atij që ka shpatën më të gjatë", siç thoshte Mehdi Frashëri, duke iu referuar atij momentit kur ne ndryshuam sistemin tonë të vlerave dhe atë kulturor. Prandaj, edhe në demokraci riprodhojmë diktaturën. Prandaj, kemi njerëz të përhershëm në majë të politikës, me thuajse aq vjet sa "mbretëroi" Enveri.
Por unë nuk i shoh si njerëz, si komshinj, si prindër apo profesionistë, nuk i gjykoj, dhe për shkak të parimeve të mia, nuk mund t'i gjykoj si njerëz, ata nuk më shqetësojnë asfare si njerëz, si individë, por si modele. Si modelet e suksesit të këtyre 30 vjetëve.
Modelet nuk jane një njeri i vetëm, ato kanë ndryshimin apo kalçifikimin kulturor që përcjellin, dhe ato kanë brenda gjithë mbështetësit e tyre që u garantojnë jetëgjatësinë, suksesin. Dhe çfarë suksesi. Jemi të fundit në Europë, të fundit në rajon në çdo aspekt të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror.
Modeli i politikanëve shqiptarë të këtyre 30 vjetëve është çelësi kopil. Çelësa kopil të çdo kohe, edhe në diktaturë dhe në demokraci. Në çdo sistem, mazhoritar a proporcional. Çelësa kopil të përhershëm, të pashtershëm. Ata premtojnë se hapin çdo derë, dhe zgjidhin kështu çdo problem. Por, sot jemi më larg Europës, ajo na priste krahëhapur në vitet 90, ndërsa sot nuk na do, na përçmon. Është e qartë se këta çelësa kopil kanë arritur të hapin natën dyert e çdo shqiptari dhe t'i plaçkisin atij shtëpinë dhe të ardhmen. Dhe ne sa herë kemi hall, apo na duhet të vendosim për diçka fusim dorën në xhep dhe vazhdojmë kapim çelësin kopil.
Por, këta çelësa nuk e hapin dot derën e Europës, nuk hyjnë dot në atë bravë. Çdo debil, edhe pse nuk e thotë, e di se krijuesit e problemit nuk mund të jenë zgjidhja e problemit. Kjo pavarësisht se ku i vendosin rrethanat politike secilin prej këtyre njerëzve, apo sa bukur arrijnë të maskohen mes njerëzve dhe problemeve që kanë krijuar dhe nga të cilat janë pasuruar. Nuk e di pse, ne vazhdojme t'i shohim si zgjidhja e problemeve tona, në mos të krijuara prej tyre, të pazgjidhura prej tyre edhe pse të mandatuar për këtë.
Një i mençur thotë se të bësh të njëjtin veprim dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri. Ndoshta ne shqiptarët kemi vendosur ta hedhim poshtë me çdo çmim këtë. Ndoshta ky është destini ynë këtu në Shqipëri.
Sipas festes kokën!
Por ne duam të shkojmë në Europë apo jo? Këtu ndryshon puna. Kemi vetëm pak mundësira. Veç e veç ne mund të jemi më të zotë, më të bukur, më të lëçitur se plot europianë, por Europa nuk na gjykon ne veç e veç, por për nga çfarë modelesh ngjisim lart dhe vendosim sipër kokave tona për të na udhëhequr, kë bëjmë drejtor, Ministër, deputet, Kryeministër apo edhe kryetar partie. Modelet e suksesit, pra çelësat tanë kopil, që kemi ndërtuar, mbështetur, adhuruar, duartrokitur dhe brohoritur, këto 30 vjet janë përçudnuar dhe pasuruar pafundësisht në kurriz të shqiptarëve - kanë mbjellë përçarje, frikë dhe mosbesim në vend të krijonin bashkim, dashuri dhe besim te njëri tjetri; kanë eliminuar idetë dhe prodhuar vetëm skllevër besnikë të pushtetit.
Na duhet të heqim dorë nga modeli i suksesit të privatizimit familjar të firmës dhe vulës, modelin e shefit të policisë kriminelit, oligarkut që bëhet deputet, ministër; modelit të suksesit që sheh si sukses vetëm politikën, eliminimin e konkurrencës dhe jo tregun e lirë, apo kërkimin shkencor, apo performancën artistike.
Këto modele e kanë kryer rrugën e tyre, ato duhen hedhur në fund të dollapit, në favor të njerëzve të zot, me autoritet dhe integritet, njerëzor e profesional, që synojnë të çojnë gjërat përpara, dhe jo të vënë gjërat në vend.
Shkurt, Shqipërisë sot i duhen njerëz që guxojnë drejt të ardhmes së panjohur, dhe jo mjeshtrat e të tashmes, e sidomos të së shkuarës.
Ky është një proces mendor dhe shpirtëror i vështirë, dhe ne po na rezulton edhe më i gjatë se ç'duhet. Por çdo rrugë e shkurtër apo e gjatë fillon me një hap të parë. Vrit frikën që ke në bark, nuk ke për të vdekur dhe nuk do të të rrjedhë gjak nga kjo. Vepro nga dashuria për të nesërmen, jo nga frika për të sotmen. Mos gjej padron, lider apo kryetar, por gjej zotësinë tënde dhe shërbeji asaj. Nuk po të them ta hedhësh çelësin kopil që ke përdorur (që të ka përdorur) deri tani në lumë, por thjesht ta lësh diku, në një rrugë nga e cila nuk do kalosh më në jetën tënde.
Ndërkaq, kërko të gjesh çelësin tënd, që hap derën tënde, dhe jo një çelës tjetër kopil që hap edhe derën e komshiut. Dhe nëse nuk do përgjegjësinë të gjesh çelësin tënd, se të është bërë zakon t'ja lesh në dorë dikujt tjetër, besojini njerëzve që kanë një projekt për të ardhmen, jo më atyre që ju premtojnë se do korrigjojnë të tashmen. Të jesh i sigurtë së çfarë të mbjellësh do korrësh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38