Flash News

KRYESORE

Derbi i bamirësisë, Partizani shkresë zyrtare FSHF

Derbi i bamirësisë, Partizani shkresë zyrtare FSHF

Partizani ka ndërmarrë një nismë mjaft të bukur për të prekurit nga tërmeti. FSHF ka anuluar të gjithë aktivitetet futbollistike në vend, nërsa të kuqtë kanë shkuar dhe më tej.

Ata kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, por kanë dërguar dhe një shkresë zyrtare në FSHF. Kryeqytetasit duan që të ardhurat e ndeshjes ndaj Tiranës t'i dërgojnë për bamirësi. Ata i kanë dërguar shkresë zyrtare FSHF-së ku i kërkojnë që të mos kenë qera për sfidën ndaj bardhebluve.

Presidenti Armand Duka pritet të pranojë një nismë me tillë, pasi FSHF ka shprehur gadishmërinë e saj për t'i qëndruar në krah familjeve të prekura. Shuma që do të mblidhej është e konsiderueshme, pasi pritet një numër rekord tifozësh.

Të fundit