Flash News

KRYESORE

Derbi i Merseyside: Liverpool mposht Evertonin

Derbi i Merseyside: Liverpool mposht Evertonin

Derbi i Merseyside nuk e ka më rivalitetin e kahershëm, pasi Liverpool është përforcuar shumë. Sot, në raundin e tretë të FA Cup, të kuqtë triumfuan 1-0 ndaj Evertonit.

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti kuotohej si skuadra favorite për të triumfuar, por nuk ia dolën. Edhe pse Liverpool u rreshtua në fushë me lojtarë shumë të rinj dhe pa shumë pretendime për këtë sfidë, ia doli të fitojë dhe të kualifikohej në raundin tjetër.

Një gol i talentit Curtis Jones në minutën e 71-të mjaftoi që Liverpool të fitojë dhe të kalojë në raundin e katërt të FA Cup, ndërsa Everton largohet sërish nga “Anfield Road” me kokën ulur.

Të fundit