Flash News

KRYESORE

Derbi më në fund është i Tiranës, Cobbinah thyen mallkimin

Derbi më në fund është i Tiranës, Cobbinah thyen

Super derbi, super tifozë, super atmosferë! Ndeshja e sotme Partizani-Tirana u mbyll me fitoren 1-2 të bardhebluve. Për herë të parë që nga viti 2014, Tirana rikthehet triumfuese ndaj "Demave të kuq".

Në praninë e rreth 20 mijë tifozëve, ndeshja nisi me ritëm dhe Tirana e zhbllokoi rezultatin pas tetë minutash lojë. Goli u shënua nga Batha. Festa e bardhebluve zgjati pak, sepse tre minuta më pas të kuqtë barazuan me një gol të dyshimtë, sepse Solomon ishte në pozicion të parregullt gjatë ekzekutimit. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë pati më shumë episode, por vetëm një gol. Partizani pati fat pas një shtylle nga Cobbinah, ndërsa pak më pas ishte Trashi i cili iu afrua golit. Pak pa u mbyllur koha e rregult, Cobbinah shënoi golin e fitores për Tiranën dhe theu mallkimin e kuq duke mposhtur Partizanin.

Të fundit