Flash News

KRYESORE

"Derdh para të fitojmë", Agron Tufa: PD po i mban akoma vatrat e tumorit

"Derdh para të fitojmë", Agron Tufa: PD po i mban akoma

Shkrimtari dhe studiuesi Agron Tufa ka reaguar së fundmi për kandidatët e PD-së, teksa është ndalur edhe tek listat e hapura, që i konsideron "jo krejt të hapura".

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tufa shkruan se në listat e hapura me plot kandidatë premtues e seriozë, prapë sheh se PD po i mban akoma "vatrat e tumorit".

"Ndër ato lista shoh dhe ndonjë, me të cilin sa nuk jam rrahur, ngaqë pretendonte se PD-së mirë t'i bëhet ngaqë unë i thoja Lulit "derdh para të fitojmë", ai hiç... dhe e hëngri. E sjell këtë si pjesë mentaliteti dhe më vjen plasje që e shoh në listë", shkruan më tej ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit.

Reagimi i Agron Tufës:

Nuk e di nëse PD-ja e sotme nuk është më ajo e dy viteve më parë kur sinqerisht i shqetësuar shkruajta këtë mesazh. Megjithatë, duke parë listat e hapura (që nuk m'u dukën krejt ashtu), me plot kandidatë premtues e seriozë, prapë shoh se PD po i mban akoma "vatrat e tumorit", duke u lënë shpesh vend në krye të listave. Ore njerëz të dashur! A merrni ore vesh shqipen e tana kohëve? Përzërini pizevengët, se jana ata bash përgjegjësit e degradimit të PD-së së rretheve e qarqeve në këtë derexhe! Nuk ka naftalinë që ta mbulojë thelbin e tyre që qelbet! Lëreni demagogjinë "i kanë votuar degët". A mbani ju qëndrim për dështakët dhe fajtorët? N'esfel t'i kishit dërguar!

PS: Ndër ato lista shoh dhe ndonjë, me të cilin sa nuk jam rrahur, ngaqë pretendonte se PD-së mirë t'i bëhet ngaqë unë i thoja Lulit "derdh para të fitojmë", ai hiç... dhe e hëngri. E sjell këtë si pjesë mentaliteti dhe më vjen plasje që e shoh në listë.

Të fundit