Flash News

KRYESORE

Dërgimi i 60 infermierëve drejt Italisë, Soreca: Faleminderit shumë Shqipëri

Dërgimi i 60 infermierëve drejt Italisë, Soreca: Faleminderit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca falenderoi Shqipërinë për dërgimin e 60 infermierëve të tjetër në Itali, të cilët do t`ju vijnë në ndihmë spitaleve në vendin fqinj për të përballur situatën nga koronavirusi.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri!”, shkruan Soreca.

Të hënën, 60 infermierë të tjerë shqiptarë u nisën drejt Italisë për të ndihmuar stafet mjekësore në vendin fqinj për luftën ndaj koronavirusit. Ky është grupi i dytë i mjekëve dhe infermierëve që shkojnë në Itali, pas dërgimit, disa javë më parë, të 30 mjekëve dhe infermierëve nga vendi ynë drejt vendit fqinj.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1252241237916213248

Të fundit