Flash News

KRYESORE

Dërgohet me urgjencë në Tiranë gardisti i eskortës së Ramës, dëmtime në shtyllën kurrizore

Pas 2 orësh nga momenti i aksidentit ku u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama, njëri nga tre gardistët e plagosur është dërguar me urgjencë për në spitalin traumës në Tiranë.

Bëhet fjalë për gardistin Ervin Musai i cili pas mjekimeve paraprake të marra në spitalin Rajonal Korçë është dërguar me urgjencë në Tiranë pas disa problemeve në shtyllën kurrizore.

Ndërkohë mësohet që dy gardistët e tjerë ndodhen në spitalin e Korçës për të marr mjekimet e nevojshme.  Ata u përfshinë në aksident në afërsi të Korçës pasi ishin duke shoqëruar kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive në këtë qytet.

Të fundit