Flash News

KRYESORE

Dërgonin qytetarë ilegalisht drejt SHBA-së, kush janë të arrestuarit që falsifikonin viza dhe dokumente

Dërgonin qytetarë ilegalisht drejt SHBA-së, kush janë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar procedimin e 26 personave që dërgonin ilegalisht njerëz drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

SPAK ka kërkuar arrest me burg për 15 persona, ndërsa për 7 arrest shtëpie dhe 2 të tjerë në detyrim paraqitjeje, mbi të cilët rëndojnë veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të hetimeve të deritanishme në proçedimin penal Nr.174/2019 për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“, parashikuar, përkatësisht nga nenet 189, 298/3, 333/a e 334 të Kodit Penal dhe mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova për rrethin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave e vizave më shumë se një herë dhe të ndihmës në më shumë se një herë për hyrje të paligjshme të shtetasve shqiptarë në një shtet tjetër pa leje qëndrimi, për qëllime fitimi – mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendim Nr.52 datë 16.05.2020 caktoi masa sigurimi personale ndaj disa shtetasve.

Në datë 18.05.2020, policia gjyqësore ekzekutoi urdhërimin e prokurorit për caktim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të masave të sigurimit

“Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit :

Bukurije Ahmetaj,

Elvis Ahmetaj,

Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popenga),

Elvis alias Fatmir Qema,

Klajdi Llika,

Eduard Haxhiu,

Altin Memaj,

Blerim Coka,

Admir Spahia,

Azem Tanushi,

Xhelil Dautaj,

Mark Gjinaj (Gjini),

Juxhin Tirana,

Ilir Ferati,

Gëzim Gjona,

“Arrest në shtëpi”, bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës penale për shtetasit :

Besjan Mustafa,

Behar Ismailaj,

Arian Koldashi,

Arselda Memaj,

Besnike Tufa,

Ervilma Bezati.

Gëzim Breza,

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’’, bazuar në nenin 234 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasit :

Drita Sadriaj,

Aida Cenaj,

Të fundit