Flash News

KRYESORE

"Deri dje shihja lopët, sot drejtoj Barçën", - trajneri i ri e nis me batutën e vitit

"Deri dje shihja lopët, sot drejtoj Barçën", -

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setién, është prezantuar nga drejtuesit e klubit. Ai ishte së bashku me presidentin Joseph Bartomeu dhe drejtorin sportiv Eric Abidal i cili i ka dhënë fjalën trajnerit të ri. Setien ka treguar se e kishte ëndërr të drejtonte Barçën, madje nuk e kishte pritur kurrë diçka të tillë.

"E çuditshme! Deri dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë më kalonin pranë, ndërsa sot ndodhem në sallën e prezantimit si trajner i Barcelonas dhe do të stërvis disa nga futbollistët më të mirë në botë.

"Luks i vërtetë, dua të falënderoj klubin që më dha këtë shans. As në ëndrrat e çmendura nuk e imagjinoja. Synoj të fitoj gjithçka".

Të fundit