Flash News

KRYESORE

Deri më tani i tërhequr, Holanda detyron Gent Cakajn të shfaqet në çdo studio televizive

Deri më tani i tërhequr, Holanda detyron Gent Cakajn të shfaqet

Qeveria ka nisur një fushatë të madhe mediatike për të qetësuar qytetarët pas vendimit të paprecedentë të parlamentit holandez për të kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Në krye të kësaj fushate është vendosur vetë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili që kur iu deleguan kompetencat kishte preferuar të rrinte larg studiove televizive.

Cakaj është shfaqur sot në tre televizione të ndryshme, Report Tv, News 24 dhe Abc News, për të deklaruar se Komisioni Evropian nuk do e miratojë kërkesën e Holandës. Ndërkohë, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dedja ishte i pranishëm në studion e A2 CNN.

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shfaq në News 24 për këtë çështje, ku deklaroi se deputetja holandeze që propozoi mocionin për vizat, është mikeshë e Lulzim Bashës, kreut të opozitës.

Të fundit