Flash News

KRYESORE

‘Derisa vdekja të na ndajë’/ Krim brutal në Zvicër, shqiptari vret me thikë bashkëshorten

‘Derisa vdekja të na ndajë’/ Krim brutal në

Një vrasje ka ndodhur të hënën e 26 gushtit në Zvicër ku protagonist është një shqiptar.

“Akt i përgjakshëm dhe zakoni i shqiptarëve: Derisa vdekja të na ndajë”. Kështu e nis kronikën media zviceriane ‘The Blick’ lidhur me ngjarjen e rëndë.

Rasti është publikuar në media ditën e sotme edhe pse ngjarja ka ndodhur më 26 gusht. Viktima është 34-vjeç dhe quhej Luiza. Gruaja vuante prej kohësh dhunën e të  shoqit, 37-vjeçari Ilir B. Por kërcënimet e tij e bënin që të mos e linte. Por prej një viti ajo e mori guximin për ta lënë bashkëshortin e dhunshëm, duke u transferuar së bashku me 4 fëmijët në qytetin Dietikon. Atje vazhdonte të merrte kërcënime prej të shoqit. Media e huaj shkruan se shumë njerëz ishin në dijeni për dhunën e ushtruar ndaj saj. Luiza vazhdoi lirinë deri në fundin tragjik. Ajo u  gjet nga policia e mbuluar në gjak për shkak të goditjeve të shumta me thikë, ndërkohë që thuhet se shqiptari përpara se të kryente vrasjen  kishte mbyllur në dhomë djalin e tyre 4-vjeçar që ndodhej në shtëpi në ato momente. Gazeta zviceriane ‘Blick’ shkruan se nuk është hera e parë që në Zvicër ndodhin akte të tilla brutale, ku shqiptarët ushtrojnë dhunë dhe ekzekutojnë bashkëshortet e tyre.

Burimi: The Blick

 

Të fundit