Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
David L. Phillips
Mbështetja me kushte e Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave me Shqipërinë është një refuzim ndaj Partisë Socialiste të Edi Ramës. Duke falënderuar kancelaren Merkel për “mbështetjen pa rezerva”, Rama dhe ekspertët e tij të marrëdhënieve me publikun po përpiqen që t’ia ngjyejnë buzët me të kuq një derri.
Propaganda e tyre nuk mund maskojë antipatinë e Evropës kundrejt qeverisë anti-demokratike dhe të korruptuar të Ramës. Bundestagu adoptoi një rezolutë më 24 shtator, duke kushtëzuar bisedimet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Që kur presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, finalizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në 2009, vendi ka pritur që të nisë negociatat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Referuar Bundestagut, ‘pa dialog politik për të zgjidhur krizën politike të Shqipërisë, rruga për te negociatat e anëtarësimit do të pengohet dukshëm’. Reforma elektorale është prioriteti më i lartë.
Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut kërkon kompromis dhe që qeveria shqiptare të tregojë “vullnetin politik” për të vënë në zbatim reforma.
Por problemi aty qëndron. Edi Rama nuk ka interes për kompromis dhe pajtim. Si reagim ndaj armiqësisë së shumicës, deputetët demokratë dorëzuan mandatet dhe dolën nga parlamenti.
Ky veprim bëri të rrjedhë një tjetër ngjarje; opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit.
Formimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese është një tjetër prioritet. Zgjedhjet lokale nuk mund të aprovohen pa autorizimin e një trupe gjykuese kompetente. Deri atëherë, Shqipëria do të qëndrojë në vend-numëro.
Bundestagu kërkon zgjedhje të drejta. Gjithashtu rekomandon hetim për blerjen e votës dhe shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët nuk e kanë kaluar procesin e vetingut. Mungesa e një sistemi gjyqësor funksional, të pavarur minon sundimin ligjit.
Shqipëria nuk do të rregullojë kurrë problemet e veta endemike me Partinë Socialiste që kontrollon pushtetin dhe kontrollon të gjitha levat e pushtetit.
Zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të drejta janë të nevojshme për të ndaluar Shqipërinë që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Dallimet duhet që të zgjidhen në kutinë e votimit.
Protestat e dhunshme publike nuk kanë vend në një demokraci. Duke siguruar disa të drejta, opozita më pas do të drejtojë energjitë e veta drejt fushatës, si diçka e kundërt ndaj protestave në rrugë.
Gjatë vizitës time të fundit në Shqipëri, unë u takova me partitë opozitare për të lehtësuar dialogun për reformën elektorale. Ndërsa rezultati duhet të arrihet nga shqiptarët, ata duhet që të përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare dhe ndërmjetësimi, duke mbështetur dialogun e udhëhequr nga OSCE-ja për reformën elektorale.
Ndërkohë, Shqipëria është kthyer në një narko-shtet, ku ligji nuk funksionon, ka korrupsion dhe pastrim parash.
Agjencitë ligjzbatuese në SHBA, Itali dhe Holandë, e po ashtu edhe EUROPOL-i, e kanë dokumentuar shtimin e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.
Paratë e drogës mbështesin PS-në, që si kompensim e mbyll një sy për trafikimin. Disa figura në Partinë Socialiste kanë ngritur sipërmarrje të përbashkëta kriminale me kultivuesit e kanabisit në vend, trafikuesit e heroinës në Turqi dhe bosët e trafikimit ë kokainës në Amerikën Latine.
Kriminaliteti lulëzon në errësirë. Një përmbledhje e zbulimeve të agjencive ligjzbatuese duhet që të bëhet publike, përfshirë lidhje të njohura të trafikuesve të drogës dhe zyrtarëve të PS-së.
Bundestagu mbështet ngritjen e SPAK-ut, zyrës së Prokurorisë Speciale të Anti-korrupsionit.
Kjo duhet që të përfshijë një grup këshillues të ekspertëve ndërkombëtarë të specializuar në masat antikorrupsion dhe me eksperiencë për të luftuar krimin e organizuar.
Demokracia shqiptare nuk mund të presë për zgjedhjet parlamentare deri në verën e 2021-it. Sapo një ligj elektoral të përfundojë, SHBA-ja duhet që të mbështesë zgjedhjet e parakohshme në vend, jo më vonë se tetori i 2020-it.
Politika shqiptare mund të përfitojë nga debati i pavarur për politikat dhe programet. Të gjitha partitë duhet që të zhvillojnë plane veprimi gjithëpërfshirëse për progresin ekonomik dhe social, duke u dhënë votuesve shqiptarë një zgjidhje logjike.
Çështjet e rajonit janë gjithashtu të rëndësishme për kombin shqiptar. Mbështetja e Ramës për ndarjen e Kosovës është e pashpjegueshme. Të gjitha partitë me forcë duhet që ta kundërshtojnë ndryshimin kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do ta destabilizonte rajonin dhe mund të nxiste një konflikt më të gjerë.
Amerikanët nuk kanë miq më të mirë se sa shqiptarët. Duke qenë i përfshirë në zhvillimin demokratik të Shqipërisë për gati 30 vite, jam i shqetësuar nga kursi aktual i vendit. Edi Rama është një prepotent që ka tradhtuar idealet demokratike që frymëzuan revolucionin e Shqipërisë kundër komunizmit.
Vendi urgjentisht ka nevojë për një sistem efektiv shumëpartiak që e forcon qeverisjen e mirë dhe e thellon bashkëpunimin me Perëndimin.
*(Përktheu: Irgis Hysenaj)
**Shkruar për Politiko.al nga David Phillips. Ai është drejtor i Programit për Përforcimin e Paqes dhe të Drejtave, në Institutin e Universitetit të Kolumbias për studimin të Drejtave të Njeriut. Philips pati bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin Richard C. Holbrooke dhe shërbeu si këshilltar në departamentin amerikan të shtetit gjatë administratës së Clinton-it, Bush-it dhe Obama-s. Ai është autor i shumë librave, raporteve dhe artikujve për çështjet shqiptare përfshirë “Çlirimi i Kosovës: Diplomaci e hekurt dhe ndërhyrja e SHBA-së.
Të fundit
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
14 July 2026, 08:24
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56