Flash News

KRYESORE

Derrat e egër ‘shkatërrojnë’ kokainën e fshehur në pyll nga banda italo-shqiptare

Derrat e egër ‘shkatërrojnë’ kokainën e fshehur

Kokaina me vlerë 22 mijë dollarë e  fshehur në një pyll  nga një bandë shqiptarësh dhe italianësh u shkatërrua nga derrat e egër.

Njësia e drogës ishte fshehur në një zonë pyjore në luginën Valdichiana të Toskanës, shkruajnë mediat e huaja.

Policia vendosi një sistem përgjim mbi anëtarët e bandës, e cila përbëhej nga tre shqiptarë dhe një italian dhe dëgjuan një person që ankohej për dëmin e shkaktuar nga derrat.

Më pas, u arrestuan tre të dyshuar shqiptarë dhe një i dyshuar italian. Banda u vu nën vëmendjen e policisë gjatë një hetimi për vrasjen e një shqiptari 21-vjeçar në maj të vitit të kaluar.

Droga fillimisht erdhi nga Perugia, para se të fshihej në pyllin Toskan afër Montepulciano. Ndërkohë, ajo që ndodhi me kafshët kurioze mbetet e panjohur.

Të fundit