Flash News

KRYESORE

Dëshmi të rreme kundër kandidatit të tij, Trump kërkon dorëheqjen e senatorit Tester

Dëshmi të rreme kundër kandidatit të tij, Trump kërkon

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërkuar dorëheqjen  e senatorit Jon Tester. Ky i fundit ishte shprehur kundër propozimit të Trump për e presidentit për shef të Agjencisë së Çështjeve të Veteranëve, Ronny Jackson, i cili të enjten tërhoqi kandidaturën.

Menjëherë, Trump  ka reaguar dhe shkruan në twitter se akuzat po vërtetohet se janë të pavërteta dhe se Senatori Tester nga shteti Montana, duhet të japë dorëheqjen.

Shtëpia e Bardhë u shpërndau gazetarëve dokumente duke thënë se ato vërtetojnë se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat se Jackson, mjeku i Shtëpisë së Bardhë dhe Admiral i Marinës Ushtarake, ka përplasur një makinë qeveritare pasi kishte qenë në një mbrëmje dhe se kishte dhënë receta për ilaçe në mënyrë jo-etike.

“Akuzat e bëra nga Senatori Jon Tester kundër Admiralit / Doktor Ron Jackson po vërtetohen si të rreme. Shërbimi Sekret nuk është në gjendje t’i konfirmojë (në fakt ata i mohojnë) ndonjë nga akuzat e rreme të demokratëve, të cilat kanë shkatërruar absolutisht familjen e mrekullueshme Jackson. Tester duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Trump.

Të fundit