Flash News

KRYESORE

Dëshmia e Albert Veliut, ironizon Edi Paloka: Prof.Dr Agron Geron Xhafaj nuk mund të njolloset

Deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar reagimet e të majtëve, pas publikimit të dëshmisë së “dëshmitarit X”, tashmë me zë dhe figurë, i cili deklaroi se para se të dënohej për trafik droge në Itali bashkëpunonte me Agron Xhafajn.

Në këto reagime dëshmia e Veliut është cilësuar si e pavërtetë dhe jo si një provë reale.

Deputeti i PD, Edi Paloka përmes një statusi në facebook i cilëson ata që e kundërshtuan këtë dëshmi si “palaço”, të cilëve u shkruan: “Palacot: “Albert Veliu nuk është i besueshëm se ka bërë burg për drogë po sidomos ka koeficient të ulët intelektual .Ai nuk mund të njollosë Prof.Dr Agron Geron Xhafajn që burg nuk bëri asnjë ditë”.

Të fundit