Flash News

KRYESORE

Dëshmia e ish avokatit personal të Trump: Presidenti hetohet për veprimtari kriminale

Dëshmia e ish avokatit personal të Trump: Presidenti hetohet për

“Prokurorët federalë në Nju Jork po hetojnë veprimtaritë kriminale të presidentit Trump”, shprehet ish avokati personal i Trump, Michael Cohen.

Cohen, i cili u shpall fajtor vitin e kaluar pasi ka gënjyer në Kongres, bëri para komisionit të Dhomës një dëshmi publike të tij, duke kërkuar falje për sjelljen e tij në të kaluarën.

"Më vjen turp për dobësinë time dhe besnikërinë e munguar. Më vjen turp sepse e di se çfarë është zoti Trump. Ai është një racist. Ai është një batakçi dhe një mashtrues", shprehet Cohen.

Politikanja amerikane, Karen Lorraine Jacqueline Speier, e ka pyetur Cohen-in se sa herë i ka kërkuar Trump që të kërcënojë një individ ose subjekt në emër të tij?

Cohen: Disa herë.

Speier: 50 herë?

Cohen: Më shumë.

Speier: 100 herë?

Cohen: Më shumë.

Speier: 200 herë?

Cohen: Më shumë.

Speier: 500 herë?

Cohen: Ndoshta, gjatë 10 viteve.

 

Të fundit