Flash News

KRYESORE

Dëshmia e Nezar Seitit: Lidhja ime me Moisi Habilaj

Dëshmia e Nezar Seitit: Lidhja ime me Moisi Habilaj

Nezar Seitit, një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Habilaj”, përpara oficerëve gjyqësore, ka shpjeguar se me familjen Habilaj, ka lidhje krushqie.

“Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh”, kështu u shpreh Nezar Seiti, shkruan ‘BalkanWeb’.

Seiti, i arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, ka rrëfyer para prokurorëve se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm.

Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Fill pas arrestimit, Nazer Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.

Të fundit