All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dëshmia e re/ Vrau babanë me çekiç, 28-vjeçari: E godita me çfarë më kapi dora, ma solli në majë të hundës

All - Paragraf - 1

 28-vjeçari Selman Aliaj që vrau të atin në Shkozë ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike. Hetuesve që e morën në pyetje i riu kuksian u ka dhënë deklaratë të ndryshme, në varësi edhe të gjendjes emocionale.

Burime për “BalkanWeb” thotë se në dëshminë e tij, ai ka pranuar krimin e kryer, duke treguar madje edhe mënyrën sesi ndodhi ngjarja.

All - Paragraf - 3

Ai thotë se e vrau babanë pasi i thoshte budalla. Më pas tregon se si e ka goditur të atin dhe se si është përpjekur ta fshehë kufomën.

“E godita me çfarë me kapi dora se ma solli në majë të hundës. Pastaj kur nuk po reagonte e mora në makinë e mbështolla me një qilim të vjetër dhe e hodha buzë liqenit”, ka thënë 28-vjeçari.

Por po sipas burimeve nga policia, në një moment të dytë ai e mohon autorësinë e krimit, duke u shprehur se “nuk ka lidhje me ngjarjen”.

Sipas policisë, po kaq e paqëndrueshme paraqitet edhe gjendja e tij emocionale, ku njëherë qan, dhe njëherë qesh./Balkanweb

Të fundit