Flash News

KRYESORE

Dëshmia/ Fation Sinani ishte duke ngrënë kur u vra

Dëshmia/ Fation Sinani ishte duke ngrënë kur  u vra

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Fatjon Sinani. Sipas dëshmive pranë familjes së viktimës, atentatori i dyshuar, Neritan Qejvani ka shkuar në banesën e çiftit Sinani, dera e banesës ishte, ai është futur brenda, ndërkohë që ata ishin ulur në tavolinë për të ngrënë darkë.

 Vrasësi menjëherë i ka drejtuar pistoletën Sinanit dhe e ka qëlluar me 4 plumba. Një plumb e ka kapur në kokë, dy në gjokës dhe një në këmbë. Vrasësi pasi e ka qëlluar është larguar me vrap për të dalë nga dera, ndërkohë e shoqja e Sinanit e ka ndjekur nga pas, por është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Nga të dhënat e familjarëve, autori ishte i maskuar dhe armatosur, ndërkohë që ata kanë mohuar pistën se vrasja ka ndodhur për shkak të përfshirjes në veprimtari ilegale.

 “Nuk e dimë kush e vrau, por nuk kemi pasur probleme dhe nuk jemi marrë me veprimtari ilegale, pasi nëse do të ishte ashtu, atëherë nuk do të hanim bukë me derën hapur” thanë familjarët e viktimës. Pista kryesore e hetimit lidhet me të kaluarën e viktimës në Tropojë, pasi Fatjon Sinani prej 10 vitesh ishte zhvendosur nga veriu në Vlorë. Shqiptarja.com

Të fundit