Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Petrit Çakrri një nga dëshmitarët kryesor në vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari do të përballet sërish me drejtësinë, pas disa preçedentëve të mëparshëm, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me armë me policinë.
Tani ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.Në Gjykatën e Tiranës, ka nisur shqyrtimi i dosjes, ku Çakrri akuzohet se i ka marrë një biznesmeni nga Vora shumën e 44 milionë lekëve të vjetra.
Ka qenë biznesmeni i mashtruar i cili ka kallezuar Çakrrin, duke treguar edhe se si e kishte futur ne kurth ky i fundit. Mesohet se Çakrri i ishte prezantuar si biznesmen gjithashtu dhe i kishte premtuar qytetarit nga Vora se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira se tregu dhe për këtë i duheshin 4.4 milionë lekë të reja. Por që nga momenti që dha paratë, biznesmenti humbi kontaktet me Petrit Çakrrin. Ky i fundit, rrezikon dënim me mbi 7 vite burg, në bazë të veprës penale regjistruar nga prokuroria. GSH