Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dëshmitë e rralla të ish-deputetit: Përse s’lejova ta pushkatonin në Kukës të dashurën e Shefit të UDB-së
Publikohen kujtimet e panjohura të Zylfi Sali Lamit me origjinë nga fshati Shtiqën i rrethit të Kukësit, pinjoll i një prej familjeve të njohura të asaj zone, i cili pasi u shkolla në “Normale” e Elbasanit, në vitin 1942 u prnua në rradhët e Partisë Komuniste dhe gjatë periudhës së Luftës Antifashiste, ai morri pjesë aktive duke qenë nisiator i Çetës së Lumës dhe më pas si si Komisar i Brigadës së XXIV partizane, duke dalë nga lufta me gradën e kapitenit, si Shef i Sigurimit të Shtetit për krahinën e Lumës. Dëshmitë e kolonel Zylfi Sali Lamit. Kryetarit të Degëve të Punëve të Brendëshme në disa rrethe të vëndit dhe ish-deputetit të Kukësit në Kuvendin Popullor për disa legjislatura, nga ndjekja e rrethimi i “Bandës së Muharrem Bajraktarit”, dhe njerzit që mbetën të vrarë aty, konfliktet me kolonel Beqir Ndoun, Koci Xoxen dhe Haxhi LLeshin, makinacionet e shefit të UDB-së për Kosovën, Çedo Mihjoviç, e deri tek intrigat e Feçorr Shehut e Kadri Hazbiun, të cilët e nxorrën në lirim në moshën 46-vjeçare dhe tentuan ta arrestonin.
Kush ishte kolonel Zylfi Sali Lami, deputeti i Kukësit dhe Kryetari i Degëve të Punëve të Brendëshme në disa rrethe të vëndit?
Zylfi Lami apo siç njihet ndryshe Zylfi Saliu, u lind në fshatin Shtiqën të Kukësit në vitin 1922. Babai i tij Saliu, ishte një nga burrat me emër të asaj krahine që kishte marrë pjesë në qëndresën e armatosur kundër pushtuesve serbo-malazezë dhe turq. Gjatë grushtit të shtetit të forcave fanoliste apo siç është njohur ndryshe nga historiografia e regjimit komunist të para viteve ’90-të, si “Revolucioni i Qershorit” i 1924-ës, edhe pse familja e tyre përkrahu forcat e Bajram Currit dhe të Fan Nolit, në vitet e Monarkisë, familja e tyre nuk pati ndonjë konsekuencë nga regjimi i Zogut. Përkundrazi, Zylfiu mori një bursë për të vazhduar studimet në shkollën “Normale” të Elbasanit, duke i përfunduar ato në vitin 1939.
Gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familja Lami mori pjesë aktive dhe disa nga djemt e saj u rreshtuan në njësitet dhe formacionet partizane të asaj zone. Një nga ata ishte dhe Zylfiu, i cili u bë nisiatori kryesor për themelimin e çetës së Lumës. Në vitin 1942, Zylfi Sali Lami, u pranuan dhe në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe një vit më vonë, u caktua si komisar politik për krahinën e Lumës. Në vitin 1944, me krijim e Brigadës së 24 partizane, ai caktohet si komisar i saj, detyrë që e mbajti deri në fund të Luftës.
Nga Lufta ai doli me gradën e kapitenit të parë dhe në vitin 1945, u caktua si Shef i Sektorit të Mbrojtjes së Popullit (SEMP, paraarëdhës i Sigurimit të Shtetit), për krahinën e Lumës. Në vitin 1946, ai u transferua në Ministrinë e Punëve të Brëndshme në Tiranë dhe po atë vit, ai çmobilizohet dhe emri i tij vihet në listën e personave anti-parti, për t’u goditur e dënuar. Pas kësaj, për disa kohë ai punoi në sektorin e Tregtisë, dhe pas vitit 1949, rehabilitohet si viktimë e Koci Xoxes, për t’u rikthyer sërisht në Ministrinë e Punëve të Brendëshme.
Nga ajo periudhë dhe deri në vitin 1968, Zylfi Sali Lami, përveçse deputet i Kukësit, do të shërbente për vite me rradhë me graden e kolonelit, në detyrën e Kryetarit të Degës së Punëve të Brëndshme, për rrethet e Kukësit, Tiranës, Beratit, Fierit, etj. Në vitin 1983, Zylfi, ishte një ndër 160 personat që u thirrën për të dëshmuar në proçesin hetimor dhe gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu.
Që nga periudha e Luftës dhe deri sa ndërroi jetë në vitin 1999, Zylfi Lami, ka mbajtur një ditar të rregullt dhe shumë shënime, një pjesë prej të cilave ka mundur t’i sigurojë Memorie.al.
Edhe pse këto shënime janë shkruar para viteve ’90-të dhe në kontekstin e kornizat ideollogjike të kohës dhe aty flitet edhe për “armiq, agjentë e tradhëtarë”, mendojmë se ato kanë një rëndësi dhe interes për publikun, pasi veç të tjerash tregojnë qartë natyrën dhe karakterin e sistemit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, sidomos kur këto janë mbajtur nga persona me poste të rëndësishme në atë kohë, siç ishte Zylfi Lami, ish-kolonel i Sigurimit të Shtetit dhe deputet i Kuvendit Popullor.
Kujtimet e ish deputetit, kolonel Zylfi Sali Lami
“Si e rrethova Muharrem Bajraktarin dhe revolverin e tij e kam edhe sot në shtëpi”?!
Rasti i tretë ishte rrethimi i bandës së Muharrem Bajraktarit, në 16-17 prill të vitit 1946, në Shpatëz të Gjabricës. Në vënd që Beqir Ndou, të merrte pjesë në këto luftime për shpartallimin e këtij krimineli të rrezikshëm, shkoi në Prizren për “nevoja personale”. Ne e likujduam gati gjysmën e bandës së Muharrem Bajraktarit, së bashku me dy djemtë e tij, Myftarin dhe Ymerin. Edhe nga shokët tanë, u vranë Abaz Gjuta dhe Nuhi Voka nga Shtiqni, etj.
Krimineli Muharrem Bajraktari shpëtoi së bashku me të vëllain Bajramin, duke u plagosur. Ky nuk do të shpëtonte sikur Ferit Sinica, ish komandanti i zonës, do ta kishte bërë rrethimin siç duhej. Ky i fundit më vonë do të zbulohej si armik. Revolen e Muharremit që e përdorte djali i tij, tashmë e kam unë. Ajo kishte këto karakteristika, Ëaffenfabrik Ëalten Zehla Mehlis Thur Ëalteres Patent, kalibri 76. m m, Mod 99, Nr. 751342.
Beqir Ndou, jo vetëm që nuk erdhi, por bëri dhe gafa të tjera pas ngjarjes. Këto gjënden në dokumentet e periudhës prill-korrik të vitit 1946. Edhe në rrethimin e Lajmes ndaj pjesës tjetër të bandës së Muharrem Bajraktarit, ai u tregua i pavendosur dhe nuk sulmoi në krahun juglindor të vëndit, ku u rrethua banda. Në anën veri-perëndimore sulmoi dhe u vra heroikisht komandanti i batalionit Shyqyri Taka.
Këtu u shpartallua përfundimisht banda e Bajraktarit, ndonëse ai përsëri i plagosur, mundi të shpëtonte. Ngjarjet rrodhën njëra pas tjetrës. Unë u nxorra në lirim, dhe u vendosa të likujdohesha nga Koci Xoxe, (për këtë fakt më vonë kanë dëshmuar, Pilo Shanto, Beqir Ndou, dhe Irakli Kocani).
Kritikat e mia ndaj Haxhi Lleshit
Në vitin 1948, pas Pleniumit të 11 kur Partia dhe veçanërisht shoku Enver, demaskuan revizionizmin jugosllav dhe agjentin e saj Koçi Xoxe me shokë, po bëheshin zgjedhjet për Kongresin e I-rë të PKSH-së. Pati raste që ndonjë edhe pse nuk ishte persekutuar, u paraqit si i tillë. Këto i vertetoi koha, më vonë se kush ishin. Unë jo vetëm që isha hequr e çmobilizuar nga Sigurimi i Shtetit, por gjatë kohës që punoja në Tregti, isha planifikuar për tu eliminuar nga Koci Xoxe. (Dokumenta të Sigurimit të ndjekura në mënyrë të veçantë nga Isa Agoviku, të pranuara më vonë nga ai vetë, por dhe të para nga unë).
Ky ishte shpëtimi i parë për mua. Por më vonë u dënova përsëri dhe në vitin 1968, në moshën 46 vjeçare, më nxorën në lirim. Por këto janë pak të rënda për tu analizuar prej meje. Të mos e shkëpusim fillin e tregimit për Beqir Ndoun. Ai u propozua në listën e delegatëve për Kongresin e I-rë. U thurën vetëm lëvdata pa i vënë në dukje dhe të metat. Kjo s’ishte e drejtë, pasi kishte disa që e paraqesnin veten të larë.
Unë u ngrita nga salla dhe diskutova për kandidaturat e Beqir Ndout dhe Haxhi Lleshit. Për të dy kandidaturat isha dakort, por ua vura në dukje dhe të metat që njihja unë. Shokun Haxhi e kritikova për ngjarjen e Fushë Alisë. Aty na futi Esat Ndreu, por ai duhet ta kishte analizuar më mirë gjëndjen e të mos i besonte Esatit. Shoku Haxhi, e quajti të drejtë kritikën dhe më tha që këto çështje ishin diskutuar dhe se ai kishte marrë pjesën e vet.
Si e kritikova kolonel Beqir Ndoun?!
Beqirin e kritikova për këto që thamë. Zanafilla e tyre ishte që në njohjen e parë kur ai, shfaqi mosbesimin për të besuarit e Partisë dhe kjo vinte nga tronditja dhe ligështia në natyrën e tij. Ai heshti për kritikën dhe nuk i’u përgjigj asaj në publik. Në pushim deshi të më mbushte mëndjen, se gjoja nuk i mbante mënd! Unë qëndrova me të mijat dhe i thashë që po të donte, ta vazhdonim debatin në sallë. Ai u tërhoq dhe e quajti të mbyllur bisedën.
Shumë shokë ma kanë kujtuar këtë gjë, më vonë dhe sigurisht që këto gjëra janë shënuar në proçes-verbalin e zhvillimit të konferencës. Po jeta është relativisht e gjatë dhe gjatë saj, të takon të ndeshesh me armiq dhe tradhtarë të ndryshëm siç ishin ata të maskuar në rradhët e Partisë, telashet do të vazhdonin gjatë. Në fund të vitit 1948, për shkak të veprimtarisë së UDB jugosllave, gjëndja në rrethin e Bicaj (Lumës) ishte shumë e rëndë. Me vendim të Partisë dhe personalisht të shokut Enver, rithirrem në Sigurim dhe caktohem si shef i Sigurimit për zonën e Bicajt dhe Lumës.
Konflikti me Beqir Ndoun!
Në vitin 1949, për arsye pune vij në Tiranë. Beqir Ndou ishte bërë zv / Ministër i Brëndshëm. Kishte dhe punën e Kuadrit. Pa filluar mirë bisedën për punën që kisha ardhur, ai filloi me të vjetrat. Ai nuk kishte harruar asgjë nga e kaluara, dhe fliste me një kapardisje prej bajraktari të Nikaj Mërturit! Nisi të më thoshte se gjërat që kisha ngritur për të në Kongresin e Partisë, i kisha pasur gabim dhe se ai në këto momente ishte bërë zv / Ministër i Brëndshëm. E dëgjova deri në fund pa e ndërprerë me qëllim që t’i nxirrte të gjitha. Por unë mezi po e përmbaja veten.
Ndërsa ai vinte duke u fryrë si tullumbace, por mua më përfytyrohej nga e kaluara një njeri zemërlig. Ia numërova të gjitha gjërat nga fillimi dhe i thashë që ti nuk paske zënë mënd. Ai u zemërua dhe filloi të bërtiste. U dëgjua aq shumë saqë në zyrën ngjitur, hyri për arsye pune Kadri Hazbiu. Beqiri nuk donte të merrte vesh Kadriu për bisedën tonë. Unë nuk heshta, por i thashë që do të shkonim tek ministri dhe t’i shpjegonim historinë e grindjes sonë. Por meqë ministri, Mehmet Shehu nuk ndodhej aty, e lamë që ato do t’ja tregonte Kadriu, dhe se Partia do ta shihte këtë problem sipas tij.
Tre agjentët e UDB-së!
As që më shkonte mëndja që në fillimin e 1949, do të kisha të bëja me tre agjentë të UDB-së. Me shefin kryesor të tyre, Çedo Mihoviqin, Nazmi Kursani, Mazllum Nimani, dhe Njazi Spahiu, ishin grindur për çështje parimore dhe nuk i lejova që në vitet 1945-‘46 kur isha shef në Lumë, të bënin veprime të kundra ligjshme ndaj Shqipërisë. Nuk lejova që të arrestojnë shtetas shqiptarë dhe t’i çonin në Jugosllavi, për t’i ekzekutuar siç ishte rasti i Vula.
Nuk lejova që të arrestonin fshatarë nga Hasi, që gjoja kishin kryer krime në Kosovë dhe kishin strehuar të arratisur. Nuk lejova që të kalonin në territorin tonë forcat e tyre, me qëllim që të kapnin të arratisurit. Sikurse nuk lejova që të pushkatonin në territorin tonë njerëz nga Kosova, siç ishte rasti i të dashurës së Çedos, partizanes “Dara”. Nga ana tjetër lejova që të arratiseshin me dhjetra kosovarë, të cilët po i kalonin në Shqipëri dhe i ekzekutonin rrugës për në Mal të Zi.
Për të gjitha këto, ata i raportuan qëndrës dhe njeriu i Beogradit, Koci Xoxe, më nxorri në lirim dhe emëroi Beqir Ndoun si shef! Po ai u zbulua pjesërisht më herët dhe u dënua nga Partia. U arrestua, u lirua më pas, për t’u riarrestuar. Ajo që më bëri përshtypje kohët e fundit, ishte biseda e tyre në një shok. Dhe kjo pasi ishte zbuluar nga Partia dhe shoku Enver, puna e poliagjentin Mehmet Shehu, Kadri Hazbiut, e bandës së tij.
Në mesin e vitit 1968, u ndesha për çështjet të punës së Partisë me Sigurimin e Shtetit, me Kadriun, Feçorin, dhe Fadil Paçramin. Siç duket, ata kishin rënë dakort dhe më nxorën në lirim në moshën 46 vjeçare. Paskan bërë dhe një qarkore shumë të gjatë për mua, dërguar gjithë organeve të punëve të brëndshme.
Kadri Hazbiu deshi të më arrestonte!
Një nga shokët e mi që ka punuar në organet e punëve të brëndshme T.Ç., mes të tjerash më ka treguar se: Kadriu pasi të nxorri në lirim, kërkonte me çdo kusht që të gjente një gjë për arrestimin tënd. Përpiqej që të gjente ndonjë kleçkë apo sebep. Megjithëse unë, vazhdonte T.Ç. të njihja që në vitin 1940, në konviktin e “Normale”-s në Elbasan si revolucionar. Ne nuk kishim asgjë me punën tënde që e kishe kryer siç duhet.
I kërkova atij që të sillte prova. Kadriu më solli, gjëra që unë mbeta i habitur. Ato ishin shpifje nga në të ndryshmet të nxjerra nga arkivi i kohës së Koci Xoxes, që Partia e kishte dënuar prej kohësh. Këto ishin përgatitur me kohë nga L.M. e N.K., që u dënuan si agjentë jugosllavë. U kishte vënë kapak Beqir Ndou si ish-zv / Ministër. Tani, kishin shtuar të tyret Kadriu dhe Feçori. Sepse ato nuk ishin të vërteta dhe Partia i kishte dënuar me kohë këto forma e materiale. Me dënimin e këtyre agjentëve, ne kundërshtuam mendimin e tyre në Parti. /Memorie.al





Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38