Flash News

KRYESORE

Dëshmojnë gratë e punësuara në parcelën me kanabis, niseshin në punë në 04:00 të mëngjesit

Dëshmojnë gratë e punësuara në parcelën me

Grupi i cili merrej me organizimin e kultivimit të kanabisit në një parcelë në afërsi të Rinasit, në “pyllin e Zenelajve”  kishin punësuar 9 gra për tu kujdesur për bimët.Ndryshe nga një vit më parë, ku policia arrestonte edhe punëtorët e thjeshtë të kanabisit, këtë vit ka vendosur që ata ti procedojë në gjendje të lirë.

9 gratë transportoheshin çdo ditë në 04:00 të mëngjesit për në parcelat me kanabis dhe ne fund të ditës paguheshin me 2.000 lekë të rinj. Lëvizjet e fugonit u vunë re nga policia të cilët arritën të zbulonin parcelën me kanabis.

Gratë e kapura ne flagrancë nga policia dëshmojnë për aktivitetin e paligjshëm që zhvillohej aty.

Të fundit