Flash News

KRYESORE

Dështimi i bisedimeve, Koreja e Veriut kundërshton deklaratat e Trump

Dështimi i bisedimeve, Koreja e Veriut kundërshton deklaratat e Trump

Pas takimit në Vietnam, Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit vendi komunist ka kërkuar heqjen e plotë të sanksioneve gjatë samitit të dështuar në Hanoi.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho ka folur për mediet pas bisedimeve mes presidentit amerikan dhe udhëheqësit të Koresë, Kim Jong-un, bisedime që përfunduan pa marrëveshje.

Koreano-veriorët kanë kërkuar lehtësim të pjesshëm të sanksioneve në këmbim të çmontimit të kompleksit kryesor bërthamor. Megjithatë Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar.

Trump tha se Kim i kishte ofruar atij çmontimin e kompeksit Yongbyon, mjediset kërkimore dhe prodhuese në qendër të programit bërthamor të Koresë së Veriut, gjë që u konsiderua një propozim domethënës. Por, në këmbim Kim kërkoi heqjen e të gjitha sanksioneve, diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara nuk ishin përgatitur ta ofronin në tryezë, siç u shpreh Trump.

Të fundit