Flash News

KRYESORE

Dështimi i Kosovës, Nishani: Të iniciohet një proces izolimi ekonomik e politik ndaj Serbisë

Dështimi i Kosovës, Nishani: Të iniciohet një proces izolimi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me dështimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se votimi kundër anëtarësimit nuk nxit gjë tjetër veçse urrejtjen në Ballkan në vend të mirëkuptimit.

Sipas Nishanit, Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.

Reagimi i plotë:

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.

Kjo “aleancë anti”, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit.

Turp !

Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proçes izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë, e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

Të fundit