Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dështimi i marrëveshjes me privatin për Teatrin, Basha sulmon Ramën dhe Veliajn: Mos u hidhni hi syve shqiptatëve me njoftime gjysmake
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se qeveria dhe Bashkia e Tiranës ka dështuar në negociatat me palën private për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Në një postim në Twitter, Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkikaut Erjon Veliaj, pasi sipas tij, po iu hidhet hi syve shqipatrëve me njoftime gjysmake.
Basha thekson se PD nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i saj, deri sa të dalë një vendin i qartë mbi çështjen.
“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruan Basha.