Dështimi i reformës në sektorin energjitik, gazetari i Top Channel: Do paguajmë 80 milionë euro për të blerë energji

Gazetari i ekonomisë së Top Channel, Klodian Tomorri shprehet se viti 2018 ‘vulosi’ përfundimisht dështimin reformimit te sekorit energjitik në Shqipëri.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Tomorri sqaron se tashmë shqiptarët do të paguajnë rreth 80 milion euro nga te ardhurat e tyre për të blerë energji nga importi.

Ashtu sic është aktualisht, sistemi energjetik është shndërruar në një mekanizëm zhvatës. Nuk ka rëndësi nëse hidrocentralet në kaskadë janë plot apo bosh. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë njësoj si në vitet e thata ashtu dhe në ato me reshje të shumta, dhe një pjesë e këtyre parave do të treten”, sqaron Tomorri.

Komenti i plotë:

Kryereforma që po zhvat miliarda

Debati ekonomik këtë vit ka qenë i dominuar gjerësisht nga koncesionet. Por shumë shpejt 2018-a do të kujtohet edhe si viti që vulosi përfundimisht deshtimin e një prej reformave më të trumbetuara nga qeveria, atë të sektorit energjetik.

Në vitin më të mirë hidrik të dy dekadave të fundit, ku deri pak muaj më parë digat e tejmbushura të hidrocentraleve kërcënonin sëriozisht të përmbytnin gjithë Shqipërinë Verilindore, qytetarët shqiptarë po paguajnë rreth 80 milionë euro për të blerë energji nga importi. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe arsyeja kryesore është modeli i tregut, që qeveria ka ndërtuar në sektorin energjetik.

Në zinxhirin publik të energjisë, nga prodhimi në hidrocentralet e Kaskadës së Drinit deri tek shpërndarja në banesat e qytetarëve, është futur në mes edhe një hallkë private. Këta janë tregtarët e energjisë, të cilët blejnë energjinë e prodhuar nga KESH me ccmim të lirë dhe më pas ja shesin atë Operatorit të Shpërndarjes me ccmim të shtrenjtë.

E thënë shkurt ndarja e KESH dhe OSHEE në dy kompani të ndryshme ka krijuar një gropë të madhe, e cila përmes kësaj skeme përpin ccdo vit miliarda lekë nga qytetarët duke i transferuar ato si fitime në kontot e tregtarëve privatë apo rryshfete në xhepat e zyrtarëve. Por ky nuk është problemi i vetëm. Edhe në aspektin menaxherial, ndarja e KESH me OSHEE krijon humbje publike. Qytetarët paguajnë administratë të dubluar, shpenzimet publike të sektorit nuk prioritarizohen tek investimet më të rëndësishme, pasi ccdo kompani prokuron për interesin e saj dhe ccka është më e rëndësishmja, ndarja e kompanive ccon në keqmenaxhimin e rezervës hidrike.

Kjo është e provuar edhe shkencërisht. Në tryezën e qeverisë qëndron një studim i kryer nga një kompani ndërkombëtare mbi sistemin energjetik dhe modelin e tregut që duhet të aplikojë Shqipëria. Përfundimi kryesor i studimit është se prodhimi dhe shpërndarja e energjisë duhet të menaxhohen nga një kompani e vetme. Pra KESH dhe OSHEE duhet të jenë një kompani ashtu sic është në Francë, Kroaci apo shumicën e vendeve ku sistemi është publik në të dy hallkat e tij si në prodhim ashtu dhe shpërndarje. Por me sa duket dikujt në majat e larta të pushtetit nuk i intereson ky skenar, por ruajtja e status-quos.

Ashtu sic është aktualisht, sistemi energjetik është shndërruar në një mekanizëm zhvatës. Nuk ka rëndësi nëse hidrocentralet në kaskadë janë plot apo bosh. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë njësoj si në vitet e thata ashtu dhe në ato me reshje të shumta, dhe një pjesë e këtyre parave do të treten.

Ky është një model tregu që po ngarkon kosto të mëdha tek qytetarët shqiptarë. Pavarësisht ccmimit të rritur të energjisë, financat e kompanive publike nuk përmirësohen. Borxhet nuk janë ulur, ndërkohë që shumë shpejt me këtë model tregu ccmimi i energjisë mund të rritet sërish. Kjo është fatura e shtrenjtë që qytetarët po paguajnë për kryereformën e qeverisë.