Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dështimi i ‘Zgjedhores’, SHBA, BE dhe Britania e Madhe s'fshehin zhgënjimin: Stop kushteve të reja, e mundur një marrëveshje mes palëve
Këshilli Politik nuk arriti sërish të gjejë një marrëveshje për përmbushjen e Reformës Zgjedhore në takimin që zgjati deri në orët e vona natën e mbrëmshme, duke lënë sërish disa pika ‘të nxehta’ ende pa dakordësi, brenda afatit të përcaktuar nga vetë palët, 31 maji.
Ky dështim solli paraditen e sotme reagimin e faktorit ndërkombëtar, i cili ka inkurajuar vazhdimisht dhe ka qenë aktiv ndaj klasës politike për gjetjen e konsensusit të përbashkët, si një nga kushtet e integrimit në BE.
Kështu, fillimisht reagoi ambasada e SHBA, përmes kryediplomatës Yuri Kim, e cila apeloi palët që të ndalojnë vendosjen e kushteve të reja dhe se tani është koha për të mbajtur fjalën.
“Të gjitha palët kanë lëvizur dhe kanë treguar se janë shumë afër. Ju vendosët një synim, ju vendosët afatin në 31 maj. Tani është koha që të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat", shkruan Kim.
Pak minuta më vonë, në një reagim në tëitter ambasadori i BE, Luigi Soreca insiston se një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët politike në Këshillin politik, duhet të përfundohet tani që të nisin sa më shpejt bisedimet për çeljen e negociatave.
Reagimeve për çështjen e ‘zgjedhores’ iu shtua edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. “Këshilli Politik u krijua për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, për të përmbushur kërkesat e ODIHR. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara vendin”, shkruan ambasadori i britanik.
Takimi në zyrën e Bashës
Ndërkohë, dita e sotme pritet të jetë gjithashtu intensive, ndërsa punimet në Këshillin Politik janë shtyrë në një afat të pacaktuar.
Të tre ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe pritet të zhvillojnë sot në mesditë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike.