Flash News

KRYESORE

Dështojnë kandidatët në konkursin për drejtor spitali në Gjirkokastrër

Dështojnë kandidatët në konkursin për drejtor spitali

Ministria e Shëndetësisë do të rihapë garën për kreun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Kjo pasi asnjë prej konkurentëve nuk ka fituar pikët e mjaftueshme për t’u përzgjedhur drejtor në këtë institucion.

Në garën për drejtor spitali të Gjirokastrës, ishin mjeku imazherist Miri Mahilaj, ekonomisti Alfred Bita dhe biznesmeni Fadil Bojo.

Nuk është ende e qartë nëse të tre këta emra do të rihyjnë në garë apo jo, por mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vijim.

Krahas Gjirokastrës, Ministria e Shëndëtësisë do të rihapë garën edhe për drejtues të spitaleve rajonale të Vlorës, Elbasanit dhe Korçës.

Të fundit