Flash News

KRYESORE

Dështon ankandi, askush nuk dëshiron të blejë makinën e shtetit

Në muajin prill, Këshilli i Qarkut Gjirokastër nxori në ankand automjetin që përdor ky institucion. Në njoftimin jepeshin të dhënat e mjetit teksa vlera fillestare e ankandit ishte vendosur 2 milionë e 240 mijë lekë të vjetra.

Por gati tre muaj pas kësaj shpallje, Këshilli i Qarkut Gjirokastër njofton dështimin e ankandit pasi nuk u paraqit asnjë ofertues, raporton portali Argjiro Lajm.

Mesa duket askush nuk ka shfaqur interes për këtë makinë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ankandi do të rihapet sërish apo makina do të mbetet pronë e Këshillit të Qarkut.

 

 

Të fundit