Flash News

KRYESORE

Dështon ‘Forca e Ligjit’ në Shkodër, gjykata vendos vetëm 30 ditë burg për të arrestuarit; akuzohen vetëm për fishekët, jo për armët

Dështon ‘Forca e Ligjit’ në Shkodër, gjykata vendos

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për katër personat e ndaluar pak ditë më parë gjatë një aksioni të madh policor në dy lagje të qytetit.

Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për 30 ditë për tre prej të ndaluarve, Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç ndërsa për të ndalurin Astmer Bilali gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur. Akuzat ndaj të arrestuarve janë vetëm për disa fishekë ndërsa armët nuk thuhet se ku janë gjetur dhe se kujt janë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Shkodrës zbeh euforinë e pak ditëve më parë të policisë e cila bënte të ditur se aksioni në fjalë ishte ndërmarr në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ dhe se të ndaluarit për një kohë të gjatë janë mbajtur në përgjim dhe vëzhgim.

Policia shprehej se arriti të ndalonte ‘disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë’.

Por pavarësisht rrezikshmërisë me të cilin policia e përshkroi të ndaluarit gjykata vendosi të lirojë një prej tyre ndërsa tre të tjerët do të qëndrojnë vetëm 30 ditë në burg.

 

Të fundit