Flash News

KRYESORE

Dështon grabitja e karburantit, policia arreston në flagrancë njërin prej 3 të rinjve të dyshuar

Dështon grabitja e karburantit, policia arreston në flagrancë

Policia e Durrësit ka arritur të parandalojë grabitjen me armë zjarri të një pike karburanti, duke çuar në pranga një 26 vjeçar dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë. Është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparate celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

U shpallen në kërkim shtetasit Xh.M.,22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri -tjetrin dhe shtetasin e arrestuar në flagrancë më datë 30.03.2019 gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit.

Të fundit