Flash News

KRYESORE

Dështon koncerti i Shkëlzen Dolit në Tiranë; arsyeja, çmimi i lartë i biletës

Kishte ditë që i bëhej reklamë koncertit të maestro Shkëlzen Dolit nga Bashkia e Tiranës.

Pritej që ditën e sotme sheshi të ishte i mbushur plotë, por ajo që në të vërtet ndodhi ishte krejt e kundërta. 

Në sheshin “Skënderbej” sytë të shohin vetëm një skenë madhështore dhe shumë karrige bosh.

Pjesë e këtij koncerti do të ishin dhe shumë muzikantë të njohur dhe pritej të kishte përmasat më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Shqipëri.

Kush ishte shkaku i kësaj zbraztie të këtij koncerti? Me shumë siguri çmimi i biletës i cili ishte 8 mijë lekë të rinj, një çmim i frikshëm. Të mos harrojmë se një vlerë e tillë monetare është rroga mujore e shumë familjeve shqiptare.

Të fundit