Flash News

KRYESORE

Dështon mbledhja e KQZ-së për kërkesën e aleatëve të PD-së për 13 tetorin

Dështon mbledhja e KQZ-së për kërkesën e aleatëve

Mbledhja e KQZ-së e caktuar sot në orën 10:00 pas kërkesës së aleatëve të Lulzim Bashës për të nisur procedurat për dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 13 Tetorit dështoi. dhe kjo sepse në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk ishin në mbledhje. Zguri tha se n/kryetari dhe anëtarët kanë deklaruar se janë me leje e për mungesë të kuorumit mbledhja dështoi.

"Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi" u shpreh Zguri.

Përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka e cilëosn mungesën të qëllimtë dhe politike. Ai shtoi se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

"Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore" tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka.

Të fundit