Flash News

KRYESORE

Dështon për herë të tretë seanca ndaj Klement Balilit, çfarë ndodhi sot në gjykatë

Dështon për herë të tretë seanca ndaj Klement

Ka dështuar për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj Klement Balilit, në Gjykatën e Apelit.

Shkak është bërë mosparaqitja e Balilit, si dhe mungesa e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.

Kjo është hera e tretë e dështimit të seancës gjyqësore ndaj tij, ndërkohë që në 11 shtator pritet seanca e radhës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka dënuar Balilin me 15 vite burg, por duke qenë se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, do të vuajë dënimin me 10 vite burg.

Balili nuk e ka pranuar këtë dënim, duke e apeluar, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij.

Kelmend Balili u vetëdorëzua në polici me 15 janar të këtij viti, ku u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë. Balili njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”.

 

Të fundit