Flash News

KRYESORE

Dështon sërish seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit

Dështon sërish seanca e Kuvendit të Kosovës për

Dështon sërish seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës ku ishte parashikuar zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit.

Siç edhe ishte paralajmëruar, në seancën e sotme nuk morën pjesë deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismas, i njohur si koalicioni PAN

Po ashtu të pranishëm nuk ishin as deputetët e komuniteteve pakicë. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, që në fillim ka thënë se në mungesë të deputetëve do të shkohet në një pushim prej 15 minutash. Pas pauzës, sërish Kuvendi nuk kishte kuorum për të vazhduar punimet.

Megjithatë, në Kuvend kanë vazhduar disa fjalime të deputetëve, ku kanë kritikuar koalicionin PAN për mosprezencën etyre në seancë. Po ashtu, debati është zhvilluar edhe për atë se a duhet të ketë takime konsultative. Ndërkohë kryesuesi Mikullovci ka thirrur përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ, të mërkurën në orën 10:00.

 

 

 

Të fundit